Aktuale

Njoftim nga Bashkia e Shkupit për regjim të ri komunikacioni

Bashkia e Shkupit informon se për shkak të punimeve ndërtimore, nga sot do të ndërpritet krejtësisht komunikacioni në disa rrugë të kryeqytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbikëqyrja e komunikacionit dhe autobusët e NPT ”Shkupi” me numrat 2, 2A, 5, 5A, 12, 11, 32, 56, 56A dhe 60 që lëvizin nga Deksion, drejt Qendrës, do të ridrejtohen nga rruga ”Gjorçe Petrov”, nëpër sheshin ”Ushtria Maqedonase”, kishën ”Shën Petar dhe Pavle”, sheshin ”Aradhat partizane” dhe do të vazhdojnë në korsinë e tyre.

Në drejtimin e kundërt, automjetet do të ridrejtohen nga qarkorja në sheshin ”Aradhat partizane”, drejt të njëjtit shesh, e deri te qarkorja e kishës ”Shën Petar dhe Pavle”, pastaj vazhdojnë kah sheshi ”Ushtria Maqedonase”, nëpër rrugën ”Gjorçe Petrov”, për të vazhuar më tutje./Telegrafi/