Aktuale

Njoftimi i fundit nga Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njejtë me ndalesë deri më 27 qershor.

Aeroporti “Adem Jashari”, në njoftimin e tij thekson se Qeveria e Kosovës ëstë autoriteti i vetëm që vendos për masa të reja.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për udhëtarë,

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.
Faleminderit!