Rajon & Botë

Nju-Jork, 778 të vdekur nga COVID-19 në 24-orëshin e fundit

Numri i vdekjeve të përditshme në lidhje me koronavirusin në shtetin e Nju Jorkut ka filluar të rritet, megjithatë guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo njoftoi sot në konferencën e tij të përditshme, për një rënie të vogël të numrit të shtrimeve në spitale.

Nju Jorku regjistroi sot 778 vdekje të reja në 24 orët e kaluara, nga 671 të një dite më parë, duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 10 834, që nga shfaqja e virusit në rajon.

“Ndryshimi është statistikisht i parëndësishëm, por më mirë se sa të ishte lart. Ne mendojmë se jemi në kulmin e pandemisë”, tha Cuomo.