AktualeShowBiz

Noizy po e lë muzikën?

Noizy ka folur rreth thashethemeve të fundit se do lë muzikën, duke treguar kështu përfundimisht si qëndron e vërteta.

Këngëtari nga Shqipëria tha se është edhe disa vite larg të lë muzikën, derisa tha se edhe kur të jetë i shtyer në moshë do vazhdojë të merret me muzikë.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artistë të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj’’, u shpreh ai.

Tutje Noizy bëri të ditur se pas koncertit që do ketë në Tiranë, ku edhe do sjell albumin e ri, ai gjithashtu është në përgatitje të një dueti me Elvana Gjatën.