ShowBiz

Nominohen tre artistë shqiptar në eventin më të madh e ndarjes të çmimeve në Spanjë Los40 Music Awards

Publikohet lista e të nominuarve në Los40 Music Awards, e ndër ta bëjnë pjesë edhe artiste shqiptarë.

Los40 njihet edhe si eventi më i rëndësishëm në industrinë e muzikës në Spanjë, ndërsa në rrjetin e tyre zyrtar tashmë kanë publikuar të gjitha nominimet për Los40 Music Awards 2020, shkruan lajmi.net.

Këto çmime ndahen në 3 kategori, Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.

Dua Lipa vitin e kaluar fitoi tre çmime ndërsa këtë vit u nominua në katër kategori si “Artistja e vitit”, “Albumi i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Video klipi i vitit”.

Ava Max u nominua për “Video klipin e vitit” me këngën “Kings and queens”.

Ndërsa Dj Regard edhe përmes një publikimi në Instagram bëri të ditur se u nominua si “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit kërcim”.

Vitin e kaluar këngëtaret Rita Ora dhe Ava Max ishin ato të cilat fituan çmime në Los40 Music Awards 2019.

the authorGazetaKNN