Sport

Nora Gjakova ndryshon kategorinë, kërkon suksese të reja

Nora Gjakova po e merr veten pas operimit në gju dhe ka vendosur të bëjë një ndryshim me shpresë për më shumë suksese në karrierë.

Ajo nga kategoria deri në 57 kilogramë, ku ka garuar prej vitesh do të kalojë një kategori më lart, atë deri në 63 kilogramë, shkruan KD.

Nora Gjakova (24) është prej sportisteve më të mira në vend. Ia zbardhi fytyrën Kosovës në Lojërat Evropiane “Baku 2015”, duke fituar medaljen e vetme për shtetin në atë ngjarje të madhe, që ishte e para për Kosovën.

Ajo medalje iu numërua edhe si medalje e kampionatit evropian të xhudos për vitin 2015.