ShowBiz

Nora shkruan fjalët më të bukura për Erën, në ditëlindjen e saj

Nora i bëri urimin më të bukur motrës për ditëlindje.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Istrefi, më 4 korrik feston ditëlindjen, ajo sot mbushi 26 vjet, shkruan lajmi.net.

Era festën për ditëlindje e filloi bashkë me shoqëri, ndërsa shumë urime u drejtuan në adresë të saj, nga miqtë familja e fansat.

Një urim të veçantë, ajo e mori nga motra Nora, e cila ndihet krenare me Erën dhe thotë se gjithmonë mëson diçka nga ajo.

“Urime ditëlindjen për motrën time mbretëreshë. Jam shumë e bekuar që të kam ty në jetë!! Ti je personi me zemren me te bardhe ne bote, edhe pse me e madhe, gjithmone mesoj diçka nga ti… Të dua në këtë jetë dhe përtej!!!”, ka shkruar Nora.

the authorGazetaKNN