Sport

Nuhiu: Në fund janë më të rëndësishme pikët

Drita ka triumfuar më vështirë se që ishte pritur përballë Vushtrrisë në “Ferki Aliu”. Skuadra gjilanase mori tre pikët e radhës pas një drame të vërtetë, me ç’rast ndeshja u mbyll me rezultat 3:2.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij nuk e nënvlerësoi kundërshtarin, por ishte tereni jo i përshtatshëm për lojë që ata të luanin lojën e tyre.

“Ndeshjet e tilla janë më të vështira. Edhe pse nuk e nënvlerësuam ekipen kundërshtare. Ndoshta tereni ishte i papërshtatshëm, pasi që ne nuk mundëm të luanim lojën tonë. Në fund janë më të rëndësishme pikët. Ndonjëherë ndeshjet duhet ti fitosh edhe në këtë mënyrë. I uroj futbollistët për fitoren e realizuar. Uroj edhe kundërshtarin për luftën që e bënë deri në fund”, deklaroi Nuhiu.

Më pas ai foli edhe për mungesat e ‘bardhekaltërve’ në këtë takim, si dhe inkuadrimin e futbollistëve të tjerë në këtë ndeshje.

“Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm. Uroj që secili futbollist që ka minuta në dispozicion ti shfrytëzojë sa më mirë”, përfundoi Nuhiu.

the authorGazetaKNN