Shëndetësi

Nuk është njësoj si të konsumoni qepën e kuqe si atë të verdhë

Nuk është e njëjtë nëse në ushqim përfshini qepën e kuqe, të ëmbël apo të verdhë.

QEPA E VERDHË

Është lloj i qepës që më shpesh përdoret në përgatitjen e gjellëve. Bëhet fjalë për llojin që ka shijen më të fortë në krahasim me llojet tjera. Është e pasur me fibra dietale.

QEPA NGJYRË VJOLLCË

Ky lloj i qepës ka shijen më të mirë nëse zihet, prandaj është ideale për hamburgerë, sandviç. Është e shkëlqyeshme në sallatë. Përmban më pak sheqer se sa qepa e verdhë është përplot me antioksidues që parandalojnë kancerin.

QEPA E RE

Më së miri është ta konsumoni të papërpunuar, por mund të përdoret edhe për zierje. Në këtë rast, përdoret si tërësi bashkë me pjesën e gjelbër. Është e pasur me vitamina K dhe C.

PRESHI

Preshi më i mirë është për përgatitjen e sallatave dhe të përdoret në gjendje të freskët. Më së miri kombinohet me mishin e peshkut. Duhet ta copëtoni në rriska të holla.