AktualeLifestyle

Nuk gjeti dentist, gruaja heq vetë 13 dhëmbë

Një grua në Mbretërinë e Bashkuar, duhej të nxirrte 13 dhëmbë të saj pasi nuk mund të gjente një dentist lokal të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të kryer trajtimin.

Gruaja 42-vjeçare e quajtur Danielle Watts, vuan nga një sëmundje kronike e mishrave të dhëmbëve, e cila u bë edhe më problematike pasi nuk mundi të gjente një dentist local, derisa nuk mund të përballonte trajtim privat.

Watt, tani ka 14 dhëmbë gjithsej nga të cilët ajo duhet të hiqte tetë prej tyre në mënyrë që të mund të vendosë proteza. Ajo tha se shpesh shmang buzëqeshjen për të fshehur boshllëqet në dhëmbët e saj.

“Unë jetoj me këtë çdo ditë. Marr ilaçe kundër dhimbjeve, shkoj në punë, kujdesem për fëmijët e mi dhe e urrej të flas me njerëzit, madje edhe me njerëzit që njoh,” tha ajo.