Rajon & Botë

Nuk do ta besoni se sa pasuri ka Berluskoni (Foto)

I vetëshpalluri “babai i kombit”, Silvio Berluskoni nuk është vetëm një nga politikanët më të njohur italian por edhe një personazhet nga më të pasur në Evropë.
Në vitin 2015 kryeministri tre-vjeçar i Italisë u dënua për ryshfet, vetëm dy vjet pasi u shpall fajtor për mashtrime tatimore.

Por megjithatë skandalet seksuale dhe dënimet nuk kanë dëmtuar pasurinë e tij.
Berluskoni, një manjat mediash që vendosi të hynte jetën politike italiane, mendohet të këtë një pasuri prej 7.97 miliardë eurosh.

Ai ende ka aksione në shtëpinë botuese “Mondadori”, në firmën e shërbimeve financiare Mediolanum dhe transmetuesin më të madh komercial italian “Mediaset”, raporton “Forbes”.

Në gusht 2016, Berlusconi pranoi të shiste 80% të A.C. Milan, një nga ekipet më të suksesshme të futbollit në Evropë, për korporatën kineze “Sino-Europe Sports Investment” për 820 milionë dollarë.

Berluskoni e ka nisur karrierën e tij si këngëtar në anijet turistike dhe në klubet e natës, shkruan syri.net. Në vitin 1961, ai u diplomua për juridik dhe themeloi “ Edilnord”, një ndërmarrje ndërtimi dhe zhvillimi në Milano.

Në vitin 2011, ai u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër dhe u hoq nga parlamenti dy vjet më vonë. Pasuria e tij përfshin edhe aksionet që Berluskoni i ka transferuar pesë djemve të tij

the authorE B