Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 23:30 është arrestuar një person në Podujevë, pronar i një hoteli.
I njëjti është arrestuar pasi që u ka shërbyer klientëve duke kryer kështu veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.