Rajon & Botë

Numri i viktimave nga COVID-19 shkon në mbi 71 mijë në Gjermani

Përkundër që Gjermania ka filluar vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, numri i të rasteve të reja dhe viktimave nga ky virus vazhdon të jetë i madh.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 71 mijë e 325 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 2 milionë e 462 mijë e 61 raste të infektuara me koronavirus, ndërsa janë shëruar 2 milionë e 274 mijë e 400 persona.

116 mijë e 336 raste janë aktive me COVID-19 në Gjermani, ndërsa 2 mijë e 848 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri tani në këtë shtet janë kryer 43 milionë e 950 mijë e 29 testime kundër COVID-19.