Rajon & Botë

Numri i viktimave nga uragani “Harvi” arriti në 44 persona

Numri i viktimave nga uragani “Harvi” në SHBA arriti të paktën 44 persona, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Të gjitha viktimat janë nga shteti aleat Teksas, ndërsa 19 persona ende llogariten si të zhdukur. Televizioni CNN, gjithashtu, njoftoi për të paktën 47 viktima në katastrofën natyrore.

Mbi 1,7 milionë banorë nga Teksasi i braktisën të gjitha shtëpitë. Rreth 779.000 janë evakuuar me detyrim, ndërsa 980.000 vetë kërkuan strehim në vende të tjera.

“Në përmbytjet që i ka shkaktuar “Harvi” janë shkatërruar rreth 100.000 shtëpi, theksoi këshilltari i presidentit amerikan për siguri të brendshme”, Tom Bosart.

Rreth 7.000 pacientë nga institucionet shëndetësore janë evakuuar nga qyteti i Teksasit, Bomont, ku është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkojë fonde emergjente nga Kongresi, për të ndihmuar rindërtimin e Teksasit dhe të Luizianës nga uragani Harvey.

Tom Bosert, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Donald Tramp, nuk e specifikoi shumën që do të kërkohet, por, sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për miliarda dollarë.

Harvey ka zbarkuar në Teksas një javë më parë, si uragan i kategorisë 4, përpara se të shndërrohej në stuhi.