Rajon & Botë

Nxënësit britanikë e braktisin mësimin për të protestuar kundër ndryshimit të klimës

Mijëra fëmijë britanikë e kanë lëshuar mësimin të premten për të protestuar dhe për të kërkuar ndërmarrje të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike. Ata janë kritikuar nga kryeministrja për humbje të orëve, por janë përkrahur nga ministrja e energjisë dhe aktivistët e ndryshëm.

Nxënësit u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në Londër dhe në qytete tjera duke mbajtur në duar pankarta, në të cilat shkruhej “Ndryshimet klimatike janë më të këqija se detyrat e shtëpisë”, “Veproni tash për të ardhmen tonë”, dhe shkrime të tjera.

“Mësuesja ime më ka thënë se fëmijët nuk duhet të dalin në rrugë, por ne dolëm sepse kjo është e rëndësishme për ne”, ka thënë një djalosh 11-vjeçar për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Një zëdhënëse e qeverisë ka thënë se e mirëpret angazhimin e fëmijëve, por humbja e mësimit do të jetë e vështirë për punën e mësuesve. Ndërkaq, ministrja e energjisë, Claire Perry, ka thënë se është shumë krenare me nxënësit. Përkrahje për ta ka shprehur edhe lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli