Arsim & Kulturë

Nxënësit e shkollës “The British School of Kosova”, letër të hapur për Bashkimin Evropian

Për nderë të 9 majit, Ditës së Evropës, nxënësit e shkollës “The British School of Kosova” paraqitën dëshirën dhe kërkesën e tyre përmes një letre të hapur që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo iniciativë erdhi nga nxënësit e klasës së 12-të të shkollës “The British School of Kosova”, të cilët shprehën dëshirën se rinia e Kosovës është e gatshme që ti bashkohet Bashkimit Evropian si dhe të rinjtë tanë ndajnë të njëjta vlera, sikur të tjerët.

Në këtë kërkesë, nxënësit kanë cekur se ndonësë që në moshë të re, të qenurit pjesë e Bashkimit Evropian ka qenë një dëshirë dhe ëndërr për ta, por duke u rritur, kanë kuptuar edhe më shumë rëndësinë e saj, dhe tani përmes kësaj letre shprehën lutjen e tyre, që vendi ynë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Nxënësit e “The British School of Kosova”, në kërkesën e tyre, kanë përmendur disa nga arsyjet kryesore që pse duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, dhe njëra ndër to është lëvizja e lirshme e qytetarëve të Kosovës, që mbetet ende problem për vendin tonë. Duke qenë vend i vogël mungesa e investimeve nga bota e jashtme vërehet dukshëm, prandaj ekziston edhe nevoja për të përparuar më shumë ekonomikisht, kjo ishte edhe njëra ndër arsyet tjera të shkruara në letrën drejtuar Bashkimit Evropian.

Këta nxënës mbesin me shpresë që kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

Më poshtë mund të shihni letrën e plotë si dhe videon e përgatitur: