Ekonomi

OAK organizon konferencën “Bujqësia, zhvillimi rural dhe disa nga sfidat e Kosovës”

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon sot konferencë me temë “Bujqësia, zhvillimi rural dhe disa nga sfidat e Kosovës”.

Folës në këtë konferencë do të jenë profesor Bajram Berisha, me temën “Bujqësia, zhvillimi rural dhe disa nga sfidat e Kosovës”, Kushtrim Ajvazi, me temën “Njohuritë me obligimet tatimore që kanë fermerët dhe grumbulluesit në Kosovë” dhe Hyzer Gashi, me temën “Investimet në bujqësi dhe rreziku”./KosovaPress/