Rajon & Botë

Obama më i admiruari për amerikanët për të nëntin vit radhazi

Presidenti amerikan, Barack Obama është, në vitin 2016, njeriu më i admiruar i amerikanëve për të nëntin vit radhazi, para Donald Trump, i cili ka regjistruar rënie në raport me vitin 2015, sipas një sondazhi të realizuar nga instituti “Gallup” dhe publikuar sot.

Kredituar me pesë për qind në 2015, presidenti i zgjedhur Donald Trump ka arritur këtë vit në 15 për qind, ndërkohë që Barack Obama u zgjodh nga 22 për qind e personave të pyetur.

Rezultatet e këtij sondazhi janë publikuar ndërkohë që tensioni rritet mes presidentit të zgjedhur dhe presidentit në ikje.

Barack Obama u shpreh i sigurt se do të kishte fituar edhe një madat të tretë nëse Kushtetuta do ta lejonte të kandidonte edhe një herë, pohim i refuzuar nga Donald Trump.

Në sondazh, Donald Trump avancon ndaj papa Françeskut me katër për qind, në krye këto katër vitet e fundit, kandidatin në parapraket demokrate Bernie Sanders (2 për qind) dhe Billy Graham (1 për qind).

Është hera e gjashtë që pastori evangjelist, sot në moshën 98-vjeçare, është pjesë në top 10, një rekord.

Sondazhi u realizua nga 7 deri më 11 dhjetor me 1 028 persona më shumë se 18 vjeç, përfaqësues të 50 shteteve amerikane dhe kryeqytetit federal Uashington.

Gjatë 70 sondazheve vjetore, presidenti në detyrë ka fituar 58 herë. Në vitin 2008, është presidenti i zgjedhur, Barack Obama, i cili avancoi preisidentin, George Bush.