Rajon & Botë

Obama sot feston ditëlindjen e 56-të

Barack Hussein Obama lindur më 4 gusht 1961 në Honolulu, Hawaii dhe ishte presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009. Ai është presidenti i parë afro-amerikan.

Në vitin 2004, ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si president për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois).

Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të CNN, shumën e domosdoshme të votave për t’u nominuar si kandidat për president brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-presidentit të ShBA-ve, Hillary Clinton.

Më 27 gusht 2008, Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për president.