Rajon & Botë

Obama sot në Greqi

Barack Obama nis udhëtimin e fundit në Evropë. Ai sot viziton Greqinë. Më pas ai do të vazhdojë vizitën në Gjermani, ku do të përpiqet të qetësojë aleatët, të tronditur nga zgjedhja e presidentit të ri, Donald Trump.

Masa të larta sigurie janë ndërmarrë nga policia greke në kuadër të vizitës së presidentit amerikan në ikje, Barack Obama në Athinë, ku janë parashikuar manifestime, bënë të ditur burime policore.

Mijëra policë do të jenë të pranishëm në qendër të Athinës, që do të bllokohet të martën për qarkullimin për disa orë, gjatë takimeve të presidentit amerikan, Barack Obama me kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe presidentin e Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos, sipas të njëjtit burim.

“Masat do të rriten sipas rrethanave që vizita e presidentit amerikan të shkojë në siguri të plotë”, theksoi një burim policor.