Rajon & Botë

Obama thotë se Trump mund të fitojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë për televizionin NBC News gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë se kandidati republikan për president të vendit, Donald Trump, mund të fitojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe ta pasojë atë në Zyrën Oval.

“Gjithçka është e mundur,” tha Obama,

“Është në natyrën e demokracisë që, derisa votat të hedhen dhe populli i Amerikës, e dini, ta thotë fjalën e vet, nuk e dimë [çfarë ndodh],” tha Obama.