Rajon & Botë

Obama: Trump nuk ka asgjë për të ofruar, përveç zemërim

Presidenti Barack Obama inkurajoi vullnetarët që të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë për Hillary Clinton në tetë ditët e ardhshme.

Presidenti Barak Obama i tha një grupi vullnetarësh të jenë të fokusuar në mbështetjen e tyre dhënë Hillary Clinton, dhe të mos ndikohen nga ato që ai e quajti “zhurmë dhe pengesa” në përfundim të fushatës, shkruan CNN.

” Do të ketë zhurmë dhe pengesa gjatë ditëve të fundit të kësaj fushate. Ne e dinim se kjo do të ndodhte”, ka thënë Obama në një konferencë të organizuar nga fushata e Clinton.

Obama e vlerësoi pasardhësen e saj të mundshme si “ e mbijetuara e betejave të kaluara”.

Presidenti amerikan ndër të tjerash ka thënë se kandidati  republikan Donald Trump, nuk ka asgjë për të ofruar për vendin, përveç zemërimit./KosovaPress/