Aktuale

Objekti i qeverisë në veri u godit me bombë “M75”, ende s`ka arrestime

Mbrëmë rreth orës 20:00, ka shpërthyer një bombë në objektin e Qeverisë së Kosovës, në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Besim Hoti, i ka thënë “Indeksonline” se deri më tash nuk janë kapur kryesit e veprës, por që dihet që objekti është goditur me një granatë dore M75.

Rasti, sipas Hotit, është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“E kemi konstatuar se është sulmuar me një granatë dore M75. Kjo në zhargonin ushtarak njihet si granatë ofensive. Ky është përdorur si mjet shpërthyer deri sa rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, lidhur me sulmin ka reaguar Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila sot i ka dërguar një letër Bashkimit Evropian, ku ka kërkuar që të ndalen destrukcionet e Serbisë ndaj Kosovës./Indeksonline/