Rajon & Botë

OBSh-ja fillon ta shqyrtojë mundësinë e miratimit të vaksinës ruse

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se ky institucion i ka filluar diskutimet me autoritetet shëndetësore ruse në lidhje me aprovimin e mundshëm të vaksinës së re.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ky zhvillim erdhi më pak se dy muaj pas testimit të vaksinës në njerëz. Moska tha se kjo është dëshmi për kapacitetet shkencore të shtetit.

Zëdhënësi i OBSh-së, Tarik Jaraservic, në Gjenevë tha: “Jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet shëndetësore ruse dhe diskutimet janë duke vazhduar për parakualifikim të mundshëm të vaksinës nga OBSh-ja”, tha ai.

Sidoqoftë, Jasarevic shtoi se në procesin e parakualifikimit të vaksinës përfshihen rishikimi dhe vlerësimi i rreptë i të gjitha të dhënave për sigurinë dhe efikasitetin e substancës.

the authorGazetaKNN