Aktuale

O’Connell: Jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, në fjalimin e tij në hapjen e Javës së Anti – Korrupsionit në Kosovë, ka thënë se duhet të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi.

O’Connell ka thënë se askush nuk duhet të punësohet duke u bazuar në lidhjet e tij familjare

“Profesionalizmi është ajo se çfarë kërkohet nga shoqëria dhe duhet të punohet në këtë drejtim që të mos punësohet dikush vetëm pse e njeh dikë, por për këtë gjë kërkohet edhe vullnet politik”.

“Prandaj qeveria britanike e ka mbështetur një projekt që ndihmon qeverinë në prokurimin në bazë të meritave, e jo nepotizmit”.

O’Connell ka thënë se të gjithë ambasadorët e QUINT-it janë të vetëdijshëm për korrupsionin që ekziston në Kosovë.

“Prania e ambasadorëve këtu tregon që ne interesohemi dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit”.