Sport

Odise Roshi transferohet në Rusi (Foto)

Odise Roshi në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës ruse, Terek Grozni

Odise Roshi, mesfushori i Kombëtares, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Terek Groznit. Roshi po zhvillon kontrollet mjekësore në klubin e ri, një procedurë që zgjat më tepër se zakonisht te skuadrat ruse.

25-vjeçari largohet në këtë mënyrë nga Rijeka, për t’u bashkuar edhe një herë me sulmuesin Bekim Balaj, i cili i’u bashkua Terek Groznit sa ishte i angazhuar me Kombëtaren në Kampionatin Europian.

Menjëherë sapo kontrollet mjekësore të përfundojnë, do të realizohet edhe firmosja e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare deri në mbrëmje/ SuperSport/