Rajon & Botë

“Ofelia”, 3 viktima në Irlandë; 360 mijë banorë pa energji

Në Irlandë është verifikuar viktima e tretë për shkak të uraganit “Ofelia”. Sipas televizionit publik “RTE”, bëhet fjalë për një burrë që ka humbur jetën pasi një pemë u rrëzua nga erëra të forta dhe ra mbi automobilin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Dundalk, në veri të ishullit, në afërsi të kufirit me Irlandën e Veriut. Viktima e parë ishte një grua e moshuar që ndodhej në bordin e mjetit të saj, ku sërish një pemë i ra sipër duke i marrë jetën. Ndërkohë, mbi 120 mijë banesa kanë mbetur pa energji, ndërsa në Uells, ku stuhija pritet të mbërrijë në orët e ardhshme është urdhëruar mbyllja e shkollave për arsye sigurie. Ndërkohë, viktima e dytë ka qenë një 30-vjeçar që humbi jetën teksa përpiqej të prsite me sharrë elektrike një pemë që ishte rrëzuar nga erërat e forta, që kalojnë shpejtësinë e 150 km në orë. Ngjarja ka ndodhur në Çeir, në jug të ishullit. Ndërkohë, 360 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandë për shkak të uraganit. Sipas televizionit “RTE”, 5 deri në 10 për qind e familjeve të prekura rrezikojnë të mbeten në terr për më shumë se nj ë javë.