Sport

Ofertë e çmendur nga Chelsea për Van Dijk

Mbrojtësi holandez po kërkohet nga skuadra më të mëdha të Premier Ligës.

Chelsea ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë funteve për qendërmbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.

Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në sezonin e shkuar dhe ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, me në krye Chelsean që e do me çdo kusht në radhët e veta.

Sipas medieve angleze, ‘Blutë’ tashmë ia kanë bërë të ditur ofertën e tyre drejtuesve të Southamptoni.

Përveç Chelseat, Liverpooli dhe Man City janë gjithashtu të interesuar për mbrojtës shtatlartë holandez.