Sport

Ofertë e rëndësishme për Dzekon

Sulmuesi boshnjak ka arritur të shpallet golashënuesi më i mirë në Itali me 29 gola të shënuar në kampionat.

Kësisoj ai tani është vërshuar nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Së fundmi në klubin e Romës ka ardhur një ofertë nga Rusia për sulmuesin boshnjak.

Është gjiganti rus, Zenit St Petersburg që ka ofruar 25 milionë euro te Roma për transferimin e boshnjakit.

Dzeko ka para vete një kontratë katër vjeçare me shtatë milionë euro pagë vjetore që është më e madhe se që fiton në Romë.

Gjithsesi Roma e konsideron të rëndësishëm lojtarin dhe nuk dëshiron të largojë atë. /Telegrafi/