Rajon & Botë

OKB: Forcat pro-qeveritare kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë vrarë civilë në Aleppo

Forcat pro-qeveritare siriane kanë hyrë në disa shtëpi në Aleppon Lindore dhe kanë vrarë civilë brenda, duke përfshirë gra dhe fëmijë, thotë OKB-ja.

Zyra  për të drejtat e njeriut e OKB-së tha se kishte prova të besueshme se në katër zona 82 civilë u vranë në vend, shkruan BBC.

Një zëdhënës tha se dukej se ka pasur një “situatë të vështirë të njerëzimit në Aleppo”.

Rebelët, të cilët kanë mbajtur Aleppon për katër vjet, janë në prag të humbjes.

Mijëra njerëz raportohet se janë të bllokuar në lagjet e fundit të mbajtura nga rebelët, transmeton KosovaPress.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe OKB-ja, i kanë apeluar Sirisë dhe aleatit të saj Rusisë për t’i dhënë fund bombardimeve dhe lejimin e kalimit të sigurt të civilëve.