Rajon & Botë

OKB-ja i ashpërson sanksionet ndaj Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka aprovuar sot një rezolutë për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, si kundërpërgjigje ndaj testit të saj të pestë dhe më të madh deri më tani.

Këshilli e ka aprovuar rezolutën me sanksione sot në mënyrë unanime, ndërsa diplomatët e saj e kanë quajtur rezolutën hap të rëndësishëm përpara, transmeton Express.

Sanksionet e reja kanë për cak të hyrat e monedhës së vështirë të Koresë Veriore duke i vënë kapak eksporteve të thëngjillit, dhe duke i shkurtuar ato për 62%.

Diplomatët kanë thënë se sanksionet e reja e qartësojnë edhe më tej se “përjashtimi i jetesës”, i cili ka lejuar importet kineze, ka për qëllim vetëm mbrojtjen e jetesës të atyre që momentalisht jetojnë në Korenë Veriore, dhe jo njerëzit apo kompanitë kineze që bëjnë biznes me Korenë Veriore./Express/