Rajon & Botë

OKB: Pheniani anashkalon gjithnjë e më shumë sanksionet ndërkombëtare

Më shumë sanksione ndërkombëtare i imponohen Koresë së Veriut për ta detyruar të ndërpresë programet e saj të armatimit bërthamor dhe konvencionl dhe më shumë Pheniani përpiqet t’i anashkalojë, thekson një raport i ekspertëve të OKB-së i publikuar fundjavën që kaloi.

Publikimi i këtij dokumenti vjen në kuadër të një vendimi që pritet të merret të hënën në Këshillin e Sigurimit mbi një seri të tetësanksionesh kundër Koresë së Veriut.

“Vendi vazhdon të anashkalojë embargon mbi armët, sanksionet financiare dhe ato sektoriale të imponura nga OKB-ja, duke treguar se më shumë rritet regjimi i sanksioneve, më të shumta janë anashkalimet”, thonë ekspertët.

“Periudha e analizimit shtrihet nga shkurti në gusht. Një periudhë kjo që Koreja e Veriut ka zhvilluar një progres tëkonsiderueshëm në çështjen e armëve të shkatërrimit masiv pavarësisht regjimit më të plotë të sanksioneve të realizuar ndonjëherë në historinë e Kombeve të Bashkuara”, thekson ky dokument.