ShowBiz

Olsi deklaroi se e kishte tradhëtuar, reagon Fjorentina

sh- banori i shumëpërfolur i “Big Brother Albania”, Olsi ishte i ftuar javën e kaluar në emisionin “Shiko kush luan”.

Duke qenë pjesë e njërës prej lojërave të vështira në emision, Olsi ishte i detyruar të përgjigjej në pyetjet që i bënin, shkruan lajmi.net.

I pyetur se sa herë e kishte tradhëtuar Fjorentinën, Olsi ishte përgjigjur “1 herë, por Fjorentina e di”.

Kjo deklaratë e Olsit është komentuar shumë në rrjete sociale, kurse nuk mungoi as reagimi i Fjorentinës.

“Ka shumë njerëz që bëjnë statuse shumë të bukura në rrjete sociale. Dhe plot të tjerë që gënjejnë pa turp për të dalë nga situata. Po gjynah që nuk jetojnë aq bukur sa shkruajnë e flasin! Miq të mirë, ju siguroj se nuk kam qënë kurrë në dijeni të asnjë tradhëtie dhe aq më shumë ju siguroj që nuk e fal kurrë tradhëtinë.”, shkruan ajo. /Lajmi.net/