Tech

OpenSea ka një muaj record të shitjeve të NFT-ve

Pavarësisht fillimit të ngadalshëm të vitit për bitcoin dhe ethereum, vëllimi i tokenëve të pakëmbyeshëm po arrin majat e të gjitha kohërave.

Tregu i tokenave të pakëmbyeshëm OpenSea është duke pasur muajin më profitabil ndonjëherë, duke treguar se NFT-të mund të jenë një sektor i ekonomisë së kriptomonedhave që është i pavarur nga çmimi i bitcoin.

Sipas të dhënave nga Dune Analytics, në gjysmën e parë të janarit, OpenSea ka gjeneruar rreth 2.7 miliardë dollarë në vëllim, dhe është në rrugën e duhur për të kapërcyer vlerën prej 3.4 miliardë dollarësh që arriti në gusht.