Sport

Operohet Van Dijk, nuk dihet data e rikthimit të tij

Mbrojtësi i Liverpool i është nënshtruar një operimi në dëmtimin e ligamentit të gjurit, të cilën e pësoi në derbin kundër Evertonit.

Sipas njoftimit të Liverpool, operimi i zhvilluar në Londër, ka përfunduar me sukses.

Van Dijk tani do të përqëndohet menjëherë në fillimin e rehabilitimit të tij, në mbështetjen e departamentit mjekësor të Liverpool.

Asnjë afat kohor nuk është vendosur për kthimin e holandezit në veprim./Lajmi.net/

the authorGazetaKNN