Aktuale

Opozita e ndarë, bashkohet në protestë!

Tri partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA, e kanë hapur mundësinë e organizimit të protestave të përbashkëta për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Këtë e ka pohuar edhe sekretari i partisë “Nisma për Kosovës”, Bilall Sherifi në një prononcim për Gazetën Blic.

Sipas tij, Nisma ka qenë e gatshme edhe më herët për një gjë të tillë.

“Nisma në vazhdimësi ka thënë që do të mbështesë çdo protestë nga kushdo që organizohet kundër dy marrëveshjeve të dëmshme dhe të papranushme”, ka thënë Sherifi, raporton gazetablic.com

Duke u nisur nga ky parim, sipas Sherifit, “Nisma për Kosovë” nuk do të hezitoj asnjëherë për t’i mbështetur protestat kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Në anën tjetër e hapur për bashkëpunim në organizimin e protestave është deklaruar edhe AAK-ja.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu dje në një deklaratë për media ka thënë se edhe partia e saj do ta mbështes çdo protestë që thirret për t’i kundërshtuar këto dy marrëveshje për të cilat thonë se janë në dëm të Kosovës.

Edhe VV-ja është e gatshme t’i bashkoj ‘forcat’ me dy partitë tjera opozitare, AAK dhe NISMA për organizimin e protestave kundër dy marrëveshjeve.

Mbi këtë vlerësim është shprehur zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi në një deklaratë për media. /Gazeta Blic/