Rajon & Botë

Opozita në Venezuelë mbështet sanksionet amerikane

Koalicioni i opozitës në Venezuelë konfirmoi dje në mbrëmje mbështetjen e tij ndaj sanksioneve të reja amerikane kundër qeverisë së NicolasMaduro.

“Ne do të mbështesim gjithmonë sanksionet kundër atyre që cenojnë të drejtat e njeriut dhe vjedhin fondet publike, në mungesë të një gjyqësori të paanshëm në Venezuelë”, deklaroi tryeza për unitetin demokratik (MUD) në një deklaratë.

“I bëjmë kërkesë komunitetit ndërkombëtar për të paralajmëruar qytetarët dhe sipërmarrjet e çdo vendi për t’u distancuar ndaj çdo operacioni financiar apo kontrate me interes kombëtar, me Venezuelën nëse ata nuk kanë dakortësinë e Parlamentit, dominuar nga opozita, i vetmi organ kushtetues legjitim për t’i autorizuar ato”, shtoi deklarata.

Presidenti amerikan, Donald Trump parashtroi sot sanksione të reja ndaj Venezuelës, masat e para që godasin vendin si të tilla, duke synuar për të kufizuar aksesin e kapitaleve të huaja, një nevojë kyçe përballë spektrit të një kolapsi financiar.