Katër skiatorë kanë humbur jetën sot, kur një ortek ka përfshirë një grup prej tetë skiatorëve, në pjesën perëndimore të Austrisë, njoftoi policia austriake.
“Katër persona kanë mbijetuar dhe ata u evakuuan me helikopter”, bënë të ditur zyrtarë të sigurisë austriake të krahinës Tirol.
Në Alpe janë të shpeshta aksidentet tragjike nga ortekët e shpeshta që marrin jetën e skiatorëve dhe alpinistëve, transmeton KosovaPerss.