Aktuale

Osmani: Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që nuk e do vendin tënd të barabartë me të tjerët

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ashpër pas heqjes së masës së reciprocitetit me Serbinë.

Ajo i ka reaguars hefit të saj të partisë, Isa Mustafës që reciprocitetin e quajti ‘pengesë’. Osmani ka thënë se ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që nuk e do vendin tënd të trajtuar barabartë me të tjerët dhe që nuk beson se ke të drejta sovrane.

“Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’, përcjell FaktePlus.