Aktuale

Osmani takohet me ambasadorin e ri të Belgjikës, Frederic Meurice

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë Frederic Meurice, ka falënderuar për ndihmën e deritashme dhënë Kosovë, me bindje se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

Kryetarja Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Rugova, që para shpalljes së pavarësisë së vendit. U diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë.

Kryetarja Osmani ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale, vetëm kur drejtësia t`i paraprijë paqes e pajtimit.

Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmend mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.

the authorGazetaKNN