Sport

Owen: Falë Benzemas e kam veshur fanellën e Man Unitedit

Owen e konsideron me fat vetën që ka veshur fanellën e Manchester Unitedit dhe thotë se e arriti këtë falë Karim Benzemas.

Në verën e vitit 2009 Karim Benzema refuzoi Manchester Unitedin për Real Madridin dhe kjo i hapi rrugën transferimit të Michael Owen në “Old Trafford”.

Këtë e ka pranuar vetë anglezi, që sot e falënderon sulmuesin francez të Los Blancos.

“Më duhet ta falënderoj Benzeman, ai ndoshta nuk e di, por unë nuk do të kisha mundur të shkoj te Manchester United nëse nuk do të ishte ai”, tha Owen.

“Benzema zgjodhi Real Madridin dhe Ferguson më tregoi se e dëshironin Benzeman, por nëse ai nuk vjen atëherë t’i do të vish”, vijoi sulmuesi anglez. /Gazeta Express/