Sport

Ozil konsiderohet si zëvendësues i Iniestas

Mesut Ozil mund të kthehet përsëri në kampionatin spanjoll, edhe atë te një klub që dikur e kishte rival.
Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori i Arsenalit është në radarin e Barcelonës.

Gjermani është në vitin e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë dhe tashmë janë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës së re.

Krerët e Barcelonës janë në kërkim të një mesfushori të ri si pasues të Andres Iniesta dhe mësohet se ish-futbollisti i Real Madridit është në listën e Blaugranëve.

Thuhet se Barcelona shumë shpejt do të nis negociata me agjentet e reprezentuesit gjerman, edhe pse lojtari kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane. /KP/Telegrafi/