Aktuale

Pacolli falënderon Omanin për mbështetjen ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Omanit për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Jusuf bin Alaëi bin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Omanit dhënë Kosovës. Ne u pajtuam të zgjerojmë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar Pacolli në Facebook.