Aktuale

Pacolli: Lajmet ‘fake’ të Serbisë nuk pengojnë sukseset e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se lajmet e rrejshme të Serbisë nuk mund të pengojnë sukseset e Kosovës.

Këto komente diplomati kosovar i ka bërë duke pasur për bazë raportimet e kohëve të fundit të Serbisë, se shteti i Liberisë kishte tërhequr njohjen e Kosovës. Mirëpo, pas pak ditësh Serbia u demantua zyrtarisht nga Liberia.

Pacolli ka publikuar në rrjetin social Facebook fotografi ku shihet teksa lexon gazetat e Liberisë, të cilat kanë shkruar për konfirmim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Në Monrovia të Liberisë, kishte bërë jehonë lajmi për forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona. Lajmet “fake” të Serbisë ashtu siç kam thënë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona”, ka shkruar .

Në fund, ai ka thënë se vizita e tij në Liberi do të kulmojë me forcimin e marrëdhënieve me këtë vend.