Sport

Paga marramendëse, arsyeja e vërtetë e kalimit të Mbappe në PSG (Foto)

Kylian Mbappe do të largohet nga Monaco për të kaluar në PSG
Sulmuesi francez, Kylian Mabppe ka vendosur që të largohet nga Monaco për të kaluar te rivali, PSG.

Sipas L’Equipe, arsyeja kryesore pse Mbappe zgjodhi PSG-në ishte paga e lartë, pasi ai do të përfitojë nga 18 milionë euro në sezon, apo 12 më pak se sa Neymar.

Ndërsa, Monaco në anën tjetër do të përfitojë 160 milionë euro dhe 20 milionë të tjera bonuse, në varësi të sukseseve të skuadrës dhe lojtarit.

Për shërbimet e tij po interesoheshin edhe Real Madrid, Barcelona, Arsenal dhe Manchester City. /Express/