Sport

Paga marramendëse që Barça i ofroi Di Marias

Barcelona raportohet se ishte e gatshme t’i ofrojë Angel Di Marias një pagë vjetore prej 10 milionë euro duke e bërë atë lojtarin e tretë në klub që fiton më së shumti.

Bazuar në një raport nga ‘Marca’, “Blaugranët” ishin jashtëzakonisht të interesuar për të siguruar shërbimet e anësorit argjentinas pasi Ernesto Valverde dhe bordi i klubit e kanë parë atë si një zëvendësues ideal të Neymarit, transmeton portali arbresh.info.

Një shumë e tillë e ofruar mund të bënte ish yllin e Real Madridit lojtarin e tretë që fiton më shumti në klub, pas superyllit Lionel Messi dhe sulmuesit Luis Suarez.

Marrëveshja dështoi pasi Paris Saint Germain kërkonte më shumë në tarifën e transferimit sesa që Barcelona ishte e gatshme të ofronte./arbresh.info/