Aktuale

Pajaziti: Me rezolutë të përbashkët përshpejtojmë kthimin e Haradinajt në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajazit, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të dalë me një rezolutë të përbashkët për lirimin e Ramush Haradinajt.

Sipas Pajazitit, koordinimi i të gjitha grupeve parlamentare lidhur me këtë çështje do të përshpejtonte kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Ai shtoi se PDK konsideron se tashmë është tepruar me gjithçka që a ndodhur rreth rastit të kreut të AAK-së.

“Shfrytëzoj rastin që Grupet Parlamentare të mblidhen dhe ta formojnë një deklaratë të përbashkët në mënyrë që sot të dalim me një rezolutë të përbashkët që do të ndihmonte Haradinajn të ishte këto. Veprimet tona të jenë të koordinuara që të mbështesim dhe përshpejtojmë kthimin sa më të shpejt të Hraradinajt”, u shpreh Pajaziti./KosovaPress/