Aktuale

Pajtimi dhe falja kur të ndëshkohen kriminelët

Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim ka prezantuar hulumtimin “Zbërthimi i konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës”, i cili zbërthen konceptin e pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve nëpërmjet një pikëpamje autentike të qytetarëve të Kosovës.

Nga ky hulumtim ka dal se shkaktari kryesor i konfliktit në Kosovë është Serbia.

Drejtoresha e QHDP, Besa Kabashi-Ramaj tha se ky projekt ka për qëllim që të analizojë se si e shohin konceptin e pajtimit populli i Kosovës.

Ky hulumtim po ashtu ka për synim që të shfrytëzohet dhe të vendoset si bazament për pajtimin kurdo që të ndodh.

“Ideja e realizimit të këtij projekti për zbërthimin e konceptit të pajtimit në kontekstin e Kosovës është nis fillimisht prej faktit se në rajon dhe në Kosovë nuk ka pasur ndonjëherë një hulumtim të një përmase të sa i përket asaj se çfarë mendojnë dhe si e shohin pajtimin bartësit kryesor të pajtimit, masat e gjëra, populli …..Projekti ka për qëllim që këtë hulumtim ta shfrytëzoj apo ta vendos në dispozicion të procesit të pajtimit si bazaLine apo si bazament i informative jashtëzakonisht të nevojshme që me u realizuar pajtimi kurdo që kjo duhet të ndodh”, tha ajo.

Sipas saj koncepti i pajtimit është parë si kompromis për të sakrifikuar të kaluarën për një të ardhme më të mirë.

“Fillimisht pajtimi është parë si kompromis do të thotë ka qenë një konflikt por që duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe të sakrifikojnë të kaluarën për një të ardhme më të mirë, gjithashtu është ngritur edhe niveli individual apo edhe kolektiv i pajtimit”, tha ajo.

Konceptin e pajtimit të anketuarit e shohin të arritshëm përmes zhvillimit ekonomik, gjetja e së vërtetës, vënia e drejtësisë, dhe ndëshkimin e kriminelëve.

“Sa i përket parakushteve të pajtimit dhe të faljes janë tri gjëra shumë të rëndësishme këtu është gjetja e të vërtetës, vënia e drejtësisë, ndëshkimi i kriminelëve dhe amnestimi i kriminelëve, për shembull tek shqiptarët këto tri të parat janë shumë të rëndësishme janë decidive për arritjen e pajtimit në Kosovë“, tha Buzhala.

Shumica e respondentëtve të përfshirë në këtë hulumtim konceptin e pajtimit e shohin si konstrukt të imponuar nga Perëndimi. Po ashtu nga ky hulumtim ka rezultuar se shumë nga familjarët e personave të zhdukur dëmshpërblimin financiar e shohin si përçmim dhe ulje të vlerës së luftës.

Hulumtimi sipas organizatorëve është bërë në Prishtinë, Prizren, Klinë, Pejë, Mitrovicë e Veriut, Gjakovë, Kamenicë dhe Graçanicë.

Në hulumtim janë përfshirë 1040 anketues.

Në realizimin e këtij hulumtimit kanë ndihmuar Charles Stewart Mott Foundation, ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung./kp