Aktuale

“Pajtohen” Arban Abrashi e Ismet Beqiri

U tha se kandidati i LDK-së për Prishtinën Arban Abrashi nuk e ka mbështetjen e Ismet Beqirit, por ai e dëshmon të kundërtën, shkruan arbresh.info

Në një foto të postuar nga Abrashi, ku thotë se gjendet në Kodrën e Trimave, pranë tij mund të shihet edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.

Është përfolur shumë se Beqiri është hidhëruar me kryetarin e partisë Isa Mustafa për mos nominim për të parin e Prishtinës.

Por mesa duket janë qetësuar gjakrat dhe Ismeti ka vendosur më në fund të mbështesë Arbanin./arbresh.info/