Aktuale

Pak protestues e shumë kërkesa për 1 Maj në Prishtinë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka organizuar një protestë kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.

Por, protestës i janë bashkuar një numër simbolik i qytetarëve. Protestuesit janë duke qëndruar në sheshin e kryeqytetit dhe po mbajnë pankarta të ndryshme të duar.

E për numrin e vogël të pjesëmarrësve të protestë, kryetari i BSPKS-së, Avni Ajdini tha se noshta arsye mund të jetë se një pjesë e punëtorëve janë të angazhuar në ndërtimtari dhe si rrjedhojë ata edhe sot punojnë, shkruan FaktePlus.

Ajdini ka shtruar disa kërkesa për institucionet e vendit, si përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagës minimale.

“Të nderuar punëtorë kjo ditë ka karakterin e vetë me kërkesa sociale. Edhe pse jemi zotuar që paga minimale të bëhet 250 euro, ajo tani ka mbetur vetëm në letër. Pr këtë arsye i thërras gjithë akterët relevant të kontribuojnë që të rritet paga minimale sa më shpejt”, ka thënë ai.

Kurse protestuesit me pankarta po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet të respektohet Ligji i punës dhe punëtorët të mos vazhdojnë të jenë të diskriminuar.

Kujtojmë se me protestën e sotme është theksuar për konkurset e manipuluara nëpër institucione, procedura gjyqësore të pa përfunduara që lidhen me punën, punë 24 orëshe pa ndërprerë, mos pagesë të kontributeve penisonale nga punëdhënësi, mos pagesë të pagave deri në 8 muaj, privim nga pushimi vjetor dhe ai mjekësor, mospagesë për punën jashtë orarit të rregullt etj., janë disa nga shumë padrejtësi dhe shkelje me të cilat përballen punëtorët në Kosovë.

Mungesa e zbatueshmërisë së ligjit të punës dhe mbrojtjes e sigurisë në punë si dhe mos respektimi i të drejtave të punëtorëve nga biznesi por edhe institucionet ka bërë që shkeljet të shpeshtohen madje në disa raste punëtorëve vendi i punës ju ka kushtuar edhe me jetë.

Përderisa në sektorin privat ka shkelje në secilën dispozitë të Ligjit të punës siç është mungesa e kontratës, vonesat në paga, problemet me pushime etj., në sektorin publik shkeljet më të mëdha bëhen në fazën e konkurseve./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli